Sipas një deklarate zyrtare, qeveria palestineze miratoi të hënën rekomandimet e ministrisë së shëndetësisë për të administruar vaksinën kundër COVID-19 për fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç.

Sipas deklaratës, qeveria palestineze gjithashtu ra dakord të fillojë administrimin e një vaksine të tretë për palestinezët e moshës mbi 18 vjeç dhe të cilët kishin marrë injektimin e parë dhe të dytë të paktën gjashtë muaj më parë.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha në një deklaratë se “ka një rënie të numrit të infeksioneve me COVID-19 për shkak të vaksinimeve për shumicën e grupeve të shoqërisë”.

Shtatë vdekje dhe 236 raste të reja me COVID-19 u regjistruan në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, sipas raportit të përditshëm të ministrisë së shëndetësisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb