Pjesa Lindore e Turqisë në një situatë të rëndë pas tërmetit të fuqishëm mbrëmjen e sotme. Në Twitter janë shpërndarë video të ndryshme që tregojnë pallate të shembura dhe forcat e shpëtimit dhe emergjencave në vend duke ndërhyrë. Njerëz të tjerë nëpër rrugë që kërkojnë të afërmit e tyre, ndërsa ka ende operacione evakuimi. Flitet vetëm për dy persona të lënduar, por me sa duket dëmet janë të mëdha.

Ndërkohë në “Twitter” janë shpërndarë thirrje për qytetarë të tjerë në Turqi që të mos përdorin thirrjet telefonike për t’i lënë mundësi atyre që kanë nevojë në Elazig, ku ka qenë edhe epiqendra e tërmetit të kërkojnë ndihmë. Kujtojmë se edhe në Shqipëri pas lëkundjeve të tërmetit ka pasur gjithmonë probleme me thirrjet telefonike.

“Ju lutemi bëni thirrjet tuaja përmes aplikacioneve të tilla si Whatsapp, Telegram, Messenger, jo numrat e telefonit. Le të mos përfshihemi në linja telefonike për të arritur njerëzit në Elazig”, shkruan dikush në “Twitter”.

Ndërkaq për të gjithë qytetarët e prekur janë krijuar hapësira për akomodimin.
Po kështu duke iu referuar Qendrës Evropiane Mesdhetare të Sizmologjisë thuhet se tërmeti mund të jetë ndjerë nga 120 milionë njerëz.

Një numër i madh njerëzish qëndrojnë ende në rrugë. Në këtë pjesë të Turqisë temperaturat shkojnë në disa gradë nën zero.

(m.k/Balkaneb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: