Nga: ZANA CAKAJ*

Në emisionin “Kaktus” erdhi një ankesë nga banorët e një pallati afër shkollës “Vasil Shanto”. Ata ankohen se pallati në të cilin jetonin po shembej dhe nuk mund të jetonin më në ato kushte. Unë shkova për ta për nga afer këtë situatë dhe pallati i vjetër dy katësh që jetonin ata njerëz ishte vërtet në gjendje shumë të keqe.

Banorët më thanë  që kishin bërë ankesa të vazhdueshme në njësinë bashkiake nr. 5 dhe përgjigja që kishin marrë ishte: Ne ju sygjerojmë banorëve të gjejnë vetë një zgjidhje, por çdo zgjidhje që bëjnë duke përfshirë edhe qëndrimin në banesë është përgjegjësi e plotë e banorëve.

Para 10 vjetësh ishte ofruar një firme private për te ndërtuar këtë pallat por kishte ngelur thjesht marrëveshje në letër. Këta banorë rrezikojnë jeten çdo ditë dhe askush nuk po merr asnjë masë. Nesër mund të jetë vonë, mund të nxjerrin kufoma nga ai pallat.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: