Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, publikon në “Facebook” një video-mesazh t% nënave shqiptare, të cilat shfaqen me lot në sy, pasi nuk janë ndihmuar nga qeveria, në këtë periudhë të vështirë të koronavirusit.

Sipas Palokës, “është revoltuese t’i dëgjosh që këto nëna numërojnë qindarkat e mbijetesës, ndërsa Edi Rama bën cirk me dhimbjen e tyre dhe paguan miliona lekë në ditë me klientët”.

Ndërkohë, nënkryetari i PD shton se ky kloun nuk e ka vendin në kryeministri dhe se mijëra nëna nuk i meritojnë lotët e mjerimit.

“Është e dhimbshme të shohësh në ekrane nëna që kanë humbur gjithçka, se qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit. Është revoltuese t’i dëgjosh që këto nëna numërojnë qindarkat e mbijetesës, ndërsa Edi Rama bën cirk me dhimbjen e tyre dhe paguan miliona lekë në ditë me klientët. Ky klloun nuk e ka vendin në kryeministri. Mijëra nëna nuk i meritojnë lotët e mjerimit vetëm se Edi Rama ka zgjedhur të paguajë miliona për oligarkët e vet dhe pak apo aspak për mbi 2 milionë shqiptarë”, shkruan Paloka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb