Një aksident ka ndodhur këtë mesditë në qytetin e Vlorës, në rrugën Transballkanike.

Gazetari Enrik Mehmeti sjell pamje të rënda në redaksinë e “BalkanWeb”, ku shihet një person i shtrirë në tokë.

Ai ka qenë duke lëvizur me motor, kur është përplasur nga një makinë. Qytetarët e pranishëm në zonë i kanë dhënë menjëherë ndihmë të plagosurit, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe policia.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:15 , në Transballkanike, një mjet tip “Citroen”, me drejtues shtetasin I. T, është perplasur me një motomjet, me drejtuesi shtetasin N. K, 61 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: