Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Çikago të Shteteve të Bashkuara, dy të mitur, përkatësit 16 dhe 17 vjeç, u plagosën për vdekje në një atentat nga persona të armatosur.

Mediat amerikane raportojnë se dy viktimat ishin duke dalë nga shkolla bashkë me katër shokë të tjerë të klasës, kur pranë tyre ndaloi një makinë nga ku dolën disa persona të maskuar me kapuçë dhe hapën zjarr ndaj tyre.

Dëshmitarët okularë raportuan se personat e armatosur qëlluan rreth 20 herë, ndërsa një oficer policie që ishte më vonë në vendngjarje e quajti ngjarjen, atentat.

Viktimat janë identifikuar si 17-vjeçari Robert Boston dhe 16-vjeçari Monterio Williams.

“Dy studentët u dërguan në spitalin Northwestern Memorial në gjendje kritike, ku u dorëzuan pas plagëve të tyre pak kohë më vonë”, tha zëvendës shefi i policisë John Hine.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: