Ekzekutohet gazetari meksikan, Chasinto Romero Flores. 60 vjeçari, i cili punonte në stacionin Ori Estereo FM, ndodhej në Potrerigio në komunitetin Ixtakokitlan në momentin që u qëllua. Disa persona ende të paidentifikuar, e kanë qëlluar për vdekje.

Ndërkohë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit. Sipas informacioneve paraprake, gazetari tha se kishte marrë kërcënime gjatë kohëve të fundit.

Të paktën gjashtë gazetarë janë vrarë deri më tani në 2021 në Meksikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb