VLORË

Policia e Vlorës ka reaguar sërish për vrasjen e 31-vjeçarit Taulant Gjikaj (Beqiraj, Manaj), mesditën e sotme.

Policia njofton se ka arrestuar në kohë rekord një nga autorët e dyshuar të vrasjes së të riut, 44-vjeçarin H. J., si dhe ka sekuestruar një kallashnikov të gjetur në mjetin e tij.

Gazetari Enrik Mehmeti sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamje të rënda momenteve të para pas vrasjes, ku shihet trupi i viktimës i shtrirë në mes të rrugës.

Vlorë/Informacion shtesë

Policia e Vlorës kap dhe arreston në kohë rekord një nga autorët e dyshuar të vrasjes së 31-vjeçarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe forcat e posaçme “Shqiponjat”, pas njoftimit të marrë se në lagjen “Bashkimi”, në afërsi të Gjykatës së Apelit Vlorë, kishte të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, krehjes së zonës dhe reagimit të menjëhershëm u bë e mundur kapja dhe arrestimi i njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasi:

H. J., 44 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin tip “Ford”, me të cilin autori tentoi të largohej, si dhe një armë zjarri kallashnikov.

Ky shtetas, sot, rreth orës 14:20, në lagjen “Bashkimi”, Vlorë, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, i cili është shpallur në kërkim, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit T. GJ., 31 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër.

Arme
Arme

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb