Pamje të rënda janë filmuar sot në kryeqytet teksa policia tërheq një djalë të ri për ta çuar në komisariat pasi ka qenë në protestë. Djali kundërshton policinë dhe godet me shkelma, ndërkohë që shan me fjalë të pista policët që e tërheqin zvarrë.

Ai thotë se është 17 vjeç por disa policë e kanë rrethuar dhe tentojnë ta fusin në makinë. Babai i tij kërkon të bindë policët ta lënë se është minoren dhe qan. Ndërkaq deputetët e LSI i kërkojnë policisë të mos ushtrojnë dhunë.

Në video shihen deputetet Klajda Gjosha, Floida Kërpaçi, Kejdi Mehmetaj, Endrit Braimllari që kanë shkuar në mbështetje të protestuesve. Ata ankohen se po shoqërohen padrejtësisht, pasi vetëm kanë protestuar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb