Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Gramsh, ku shkrepëtima e rrufesë ka vrarë 15 kokë bagëti. Gazetari Shkëlzen Henkoja sjell pamjet e rënda në redaksinë e “BalkanWeb”, ndërsa raporton se fatmirësisht nga rrufeja kanë shpëtuar katër çobanët.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Broshtan, rreth orës 15:30, kur në zonë kanë filluar reshjet e shiut. Çobanet kanë qenë duke mjelë bagëtitë në orarin e drekës, kur papritmas vetëtima e rrufesë ka goditur në një peme, e cila ndodhet brenda rrethimit të vathës, e si pasojë kanë ngordhur 15 krerë dhi.

Sajmir Kumria, pronar i tufës së dhive, tregon videot me bagëtitë e ngordhura në vath. Të katër çobanët janë të traumatizuar nga ç’kanë parë në momentin kur rrufeja ka goditur mbi bagëtinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb