6 orë i janë nevojitur policisë australiane për të gjetur një djalë 20 muajsh që ishte rrëmbyer nga një 31-vjeçar. I riu, i cili mbante maskë dhe doreza, ishte futur në një shtëpi në Brisbane rreth orës 4 të mëngjesit dhe kishte rrëmbyer vogëlushin.

Zhdukja e papritur e djaloshit, ishte pikasur nga gjyshi i tij, i cili kishte parë derën e dhomës së vogëlushit hapur. Prindërit kontrolluan menjëherë kamerat e shtëpisë për të mësuar se çfarë kishte ndodhur dhe në këtë moment ata zbuluan se fëmija ishte rrëmbyer.

Menjëherë pas kësaj ata lajmëruan policinë, e cila filloi menjëherë kërkimet. Policia ka mundur ta gjejë vogëlushin gjashtë orë më pas, në një shtëpi të braktisur. Fatmirësisht vogëlushi nuk ka pësuar lëndime dhe rrëmbyesi është arrestuar nga policia.

Këta të fundit konfirmuan se 31-vjeçari vuante nga skizofrenia dhe rrëmbimin e ka kryer i ndikuar nga kjo sëmundje.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb