Një video nga brenda një spitali indian që tregon pacientët me koronavirus në shtretër pranë kufomave është bërë virale.
Sipas postimeve në faqet e mediave sociale, pamjet në video janë filmuar në Spitalin Lokmanya Tilak i Mumbai, në rrethin Sion i cili është në zemër të qytetit me një popullsi mbi 18 milion banorë.
Rastet e koronavirusit në Indi u rritën 50,000 të enjten, pa asnjë shenjë se ritmi i infeksioneve të reja po ngadalësohej pavarësisht zgjatjes së bllokimit në mbarë vendin deri më 17 maj.
Sot, India pati një rritje në 3.561 raste të reja, duke e çuar numrin gjithsej në 52,952. Numri i vdekjeve gjithashtu u rrit me 89, duke e çuar në total numrin e viktimave në 1,783, një numër që është relativisht i ulët në krahasim me shifrat e ShBA dhe vendeve të Evropës Perëndimore, përkundër popullsisë së Indisë prej 1.3 miliardë.
Videoja në spital është filmuar nga një njeri që nuk tregon fytyrën e tij, dhe nga mënyra sesi është filmuar videoja, duket se ai po përpiqet të jetë diskret.
Duke filluar nga jashtë një reparti spitalor, ai filmon ndërsa shëtit në një dhomë që raportohet se ka rreth dhjetë pacientë me Covid-19 që trajtohen brenda.
Pasi tregoi një pacient, burri tregon trupa të mbështjellë me qese të zeza në tavolina ose shtretër spitalor, afër atyre që përdoren për të trajtuar pacientë të gjallë me koronavirus.
Ndërsa video vazhdon, mund të shihen më shumë pacientë që i nënshtrohen trajtimit.
Nitesh Rane, një anëtar i Asamblesë Legjislative të Indisë (MLA), ndau videon në Twitter me mesazhin: ‘Në spitalin Sion, pacientët po flenë pranë kufomave! Ky është ekstremi. Çfarë lloj administrate është kjo! Shumë, shumë e turpshme”.
