Shkrimtarja Flutura Açka, e ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Open” në News24, foli lidhur me Panairin e Librit dhe lexuesit shqiptar.

Açka u shpreh ndër të tjera se lexuesi shqiptar është i lidhur me Panairin, dhe se ky është një element pozitiv. Më tej ajo shtoi se në Shqipëri ka lexues të mirë dhe kritik.

“Mendoj se është gjëja më e bukur në fushën kulturore. Unë e dua fort, them se lexuesi shqiptar është i lidhur tashmë me Panairin. Jo thjeshtë për të blerë libra. Një lexues që t’i duhet ta mësosh me një letërsi të vështirë, në 20 vite të paktën karrierë, unë i kam gjetur. Mendoj se ka lexues kritik në Shqipëri”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb