Nga: ZONJA KATERINA
500 gr pana pastiçerie
1 lugë niseshte
100 gr sheqer
2 limona (lëngu)
Gjethe borziloku/nenexhiku
Shegë për servirje
Krem balsamik frutash për servirje
Në një tenxhere hedhim panën, sheqerin, gjethet e borzilokut dhe niseshten e tretur me lëngun e limonit. E lemë të ngrohet në temperaturë mesatare duke e përzier vazhdimisht. Pa filluar të marrë valë e largojmë tenxheren nga soba dhe e ndajmë në gota ose filxhanë ëmbëlsirash. E lemë të ftohet fillimisht në temperaturë të ambjentit dhe më pas në frigorifer për të paktën 10-12 orë. E servirim më pas me shegë dhe krem balsamik frutash.
(Vila24/BalkanWeb)
