Sipas dokumenteve të publikuara nga Panama Papers, është vënë re se mbreti Selman Ben Abdul’aziz i Arabisë Saudite ka ndihmuar Beniamin Netanjahun me 80 milionë dollarë për fushatën e tij elektorale në regjimin sionist.

Kjo është zbuluar nga Isak Hertzog, deputet i parlamentit të regjimit sionist. Sipas tij mbreti Selman i Arabisë Saudite në vitin 2015 ka ndihmuar ekipin elektoral të Beniamin Netanjahut me 80 milionë dollarë me qëllim që ai të bëhet kryeministër i Izraelit.

Kjo shumë i është dhënë kryeministrit izraelit nëpërmjet Tedi Sagi një prej miliarderëve izraelitë në Angli. Nga skandali i Panama Papers janë zbuluar 11.5 milionë dokumente sekrete që kanë krijuar probleme në shumë vende të botës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb