MAQEDONI E VERIUT

Maqedonia e Veriut i ka dhënë fund punës nga shtëpia teksa nga 23 shtatori të gjithë do të paraqiten në vendet e tyre ku ushtrojnë aktivitetet.

Qeveria e re e Zaev miratoi vendimin më të fundit që tashmë edhe grupet e liruara prej pandemisë, prindërit e fëmijëve nga 0-6 vjeç dhe 6-10 vjeç si dhe të sëmurët kronikë apo gratë që kanë vazhduar pushimin e lindjes të rikthehen në pozicionet e tyre.

Ndërkohë çerdhet do të fillojnë regjistrimet e fëmijëve të atyre që janë të punësuar të dy prindërit, apo dhe të tjerë.

Por ndërkohë kthimi në ambientet e punës do të bëhet duke respektuar masat mbrojtëse, dezinfektim, distancë dhe maskë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb