Teksa vendi ynë po përballet me shifra në rritje të shifrave me koronavirus, spitali Infektiv po përballet me urgjenca në rritje, të cilat i kalojnë në disa raste Sanatoriumit. Ky fakt u bë i ditur nga gazetari Erjon Skëndaj, i cili në një lidhje live për ‘News24’ tha se prej 10 ditësh COVID 1 thuajse i ka ezauruar kapacitetet e tij.

Ndërkohë që shtrimet e reja bëhen në varësi të personave që lënë spitalin. Ndonëse radhën për të pritur urgjencat në Tiranë i ka Infektivi, në disa raste ato i referohen “Shefqet Ndroqit”, për të mos mbingarkuar më shumë punën.

Skëndaj tha se pas datës 15 nëntor, radhën për të pritur urgjencat e kryeqytetit i kalon Sanatoriumit. Tashmë në lojë ka hyrë dhe COVID3, në të cilën po trajtohen edhe raste me komplikacione, ndonëse u tha se aty do të kuroheshin personat që ishin më lehtë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb