Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi ka reaguar përmes një statusi në Facebook pak minuta pas konferencës “Sfidat e prokurorisë së Përgjithshme”, ku ishte e pranishme edhe ministrja e Drejtësië, Etilda Gjonaj e akuzuar nga Presidenti për 4 vepra penale.

Ndërsa ajo veçoi reformën në drejtësi si një prej arritjeve kryesore në rrugën e integrimit, Blushi shprehet se sot drejtësia duhet të vepronte ndaj saj, në një kohë që vetë kryeprokurori dhe ambasadorët e SHBA/BE u shfaqën të ulur krah saj.

“Padrejtësia dhe Pafytyrësia kanë arritur majat! Herën tjetër do mblidhen shumë herë më shumë se dje, shqiptarë të ndershëm dhe me dinjitet, që s’mund të pranojnë këtë Kryemaskaradë! TURP! SHAME ON YOU!”,- shprehet Blushi.

STATUSI I PLOTË
Tallja me Reformën në Drejtësi dhe bërja e ligjeve puçiste anti-kushtetuese pati meritë të madhe për të mbledhur kaq shumë shqiptarë kundër grushtit të shtetit, ku Ministrja e Drejtësisë, siç është provuar nga shkresat zyrtare, akuzohet për 4 vepra penale. Ndërsa të gjithë prisnin që Prokuroria të vepronte ndaj saj, sot e shohin si pjesë të frontit të Ramaformës në konferencën e Prokurorisë duke qenë edhe krenare! Pandëshkueshmëria, Padrejtësia dhe Pafytyrësia kanë arritur majat! Herën tjetër do mblidhen shumë herë më shumë se dje, shqiptarë të ndershëm dhe me dinjitet, që s’mund të pranojnë këtë Kryemaskaradë! TURP! SHAME ON YOU!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb