Një incident i papritur është regjistruar sot në ambientet e Parlamenti i Greqisë, ku zëvendësministrja Eirini Agapidaki është ndjerë keq gjatë qëndrimit në institucion.

Sipas raportimeve të mediave greke, Agapidaki ka shfaqur probleme me frymëmarrjen dhe gulçim, ndërsa është konstatuar edhe nivel i ulët i oksigjenit në gjak.

Ajo është dërguar menjëherë në infermierinë e Parlamentit për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa më pas në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë e shërbimit emergjent EKAB për transportimin e saj drejt spitalit. Gjendja e saj shëndetësore nuk është bërë ende e ditur zyrtarisht, ndërsa autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb