Një bashkëfshatar i familjes Dalladaku reagoi për ngjarjen e rëndë, ku djali vrau me sëpatë nënën e moshuar dhe plagosi rëndë babanë.

Në një prononcim për korrespondentin e News24 Juljan Kasapi, banori tha se Florioni kishte probleme të shëndetit mendor dhe se vite më parë kishte plagosur një person.

“Kishte probleme. Se di a kurohej. Se e pyeste i ati; i more apo jo ilaçet? “I mora”- thoshte. Atij i erdhi ora i bie. U rëndua. Ai shenjat i ka dhënë vite më parë. Kam qenë në Greqi në ato kohëra. Bëri një skandal më parë, plagosi Gim Metën. Më pas sikur u stabilizua. Shkoi dhe në Itali me vëllezërit. Më pas erdhi prapë. Por stabilitet nuk pati. Por siç dukej ngaqë nuk kurohej rregullisht. Nuk kishin probleme financiare. Ka shtëpi, vëllezërit mirë, vëllai tjetër ka lokal. Asnjë problem financiar.”, tha ai.

Florion Dalladaku vrau nënën e tij, Fanijen dhe plagosi rëndë të atin, Hasanin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: