TIRANE- Një makinë është përfshirë nga flakët para pak minutash tek kryqëzimi i rrugës ‘Bardhyl’ me ‘Qemal Stafën’.

Dyshohet se makina tip BMW me targa AA 664 UN ka qenë në ecje kur ka shpërthyer në flakë duke shkaktuar panik tek qytetarët.

Paraprakisht nuk ka njoftime për të lënduar, pasi shoferi ka arritur të dalë nga mjeti. Dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë një shkëndijë elektrike. Policia në vendngjarje vijon hetimet.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: