Nëpërmjet një video të publikuar në rrjete, Aulon Kalaja, qenë në terren pranë banorëve, duke parë nga afër situatën dhe pasojat e zjarrit.

Pas një nate të vështirë për shkak të zjarreve, banorët e zonave të rrezikuara në Krujë janë rikthyer mëngjesin e sotëm pranë banesave të tyre.

Kalaja ka ndjekur nga afër situatën në një prej banesave që ishte kërcënuar drejtpërdrejt nga flakët. Banorët treguan se, falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, banesa u shpëtua nga përfshirja prej zjarrit.

Ai tha se zjarrfikësit kishin hyrë brenda saj për të frenuar flakët dhe për të shmangur përhapjen e zjarrit.

Banorët shprehën lehtësimin dhe gëzimin që banesat e tyre u shpëtuan.

Reagimi i Aulon Kalasë:

Aulon Kalaja: Në këtë moment, banorët kthehen në shtëpitë e veta. Kanë qëndruar gjithë natën duke luftuar, duke ndjekur flakët. Shikojmë pjesën tjetër.

Banor: Lëre aman se jemi…

Kalaja: Tani do shohim shtëpinë, se si është situata te shtëpia.

Banor: Shtëpia është e komshies, Romelës.

Banor: Po, është e shpëtuar, e shpëtuar.

Kalaja: Apo jo?

Banor: E shpëtuar, shyqyr Zotit!

Kalaja: Ja ku e kemi. Të shohim këtu mbrapa, të shohim. Kjo është situata. Kjo ishte shtëpia për të cilën u luftua. Këtu kanë hyrë zjarrfikësit. Pra, siç e shikoni, dera është hapur aty. Kanë hyrë edhe zjarrfikësit për të shuar flakët dhe kanë shpëtuar këtë shtëpi. Si është ara aty?

Banor: Shumë mirë, shumë mirë. Faleminderit Zotit, u shpëtuan shtëpitë.

Banor: Janë shpëtuar, të shpëtuara.

Kalaja: Jeni të gjithë të lumtur, apo jo?

Banor: Ooo, të lumtur! O ba, ba, ba, ba!

Kalaja: Shumë, shumë mirë. Shikojmë tani pjesën tjetër të malit, ku ka ende një farë flake më sipër, por nuk është e dallueshme nga këtu. Ka tym dhe këtu ndihet aroma e rëndë. Është ora 6 pa 20 e mëngjesit. Jemi në Krujë. Kjo është shtëpia për të cilën u luftua. Nuk është vetëm kjo, janë edhe dy-tre shtëpi të tjera, por kjo ka qenë pika kryesore e rrezikut.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb