Tottenham është në kërkim të një trajneri. Spurs largoi nga pankina pak javë më parë Antonio Conten dhe aktualisht synon që të  gjejë një teknik të aftë për të arritur suksese në edicionin e ardhshëm futbollistik.

Një nga emrat më të preferuar në Londër është Julian Nagelsmann. Nagelsmman ka pak kohë që u divorcua me Bayern Munchen dhe një kalim në Premier League do ishte i mirëpritur. Për Tottenham çështja e pagës së trajnerit nuk do ishte problem pasi financat e klubit janë të shëndetshme. Për momentin, nuk ka një plan B dhe në korridoret e zyrave të klubit po flitet vetëm për “timonierin” gjerman.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: