VATIKAN – Papa Françesku u bëri thirrje familjeve që t’i lenë mënjanë smartphonet dhe rrjetet sociale, dhe të mësojnë të komunikojnë sërish me njëri-tjetrin.

Në fjalimin e tij vjetor për Ditën Botërore të Komunikimit të Kishës, Papa tha se teknologjia ndihmon familjet që jetojnë larg njëra-tjetrës, por shmang komunikimin mes atyre që janë afër.

“Sfida më e madhe me të cilën përballemi sot është të mësojmë si të flasim përsëri mes nesh, dhe jo thjesht të gjenerojmë dhe të konsumojmë informata”,- tha Ati i Shenjtë.

“Nuk ekziston familja perfekte. Por nuk duhet të kemi frikë nga inperfeksioni, nga të qenit të brishtë dhe as nga konfliktet. Të gjitha duhen përballuar në mënyrë konstruktive”- deklaroi Papa.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: