VATIKAN-Duke rikonfirmuar reputacionin e “papës përparimtar”, papa Françesku në letrën që i ka drejtuar themeluesit të gazetës “Republika” të Romës, Eugenio Scalfari, ka thënë se “Zoti do t’i falë ateistët për atë që nuk besojnë, nëse udhëhiqen nga ndërgjegjja dhe pendimi”.

“Më pyesni nëse i fal Zoti ata që s’besojnë dhe që s’e kërkojnë besimin. Do t’ia nis me atë që është esencialja, e kjo është se mëshira e Zotit nuk ka kufij nëse shkoni para tij me zemrën plot sinqeritet dhe pendim”- ka shkruar Papa në përgjigjen ndaj një sërë pyetjesh që ia ka bërë Scalfari përmes gazetës së tij.

Sipas fjalëve të tij, ata që s’besojnë në Zot duhet të ndjekin ndërgjegjen e vet.

Duke përshëndetur letrën, Scalfari ka thënë se komentet e atit të shenjtë janë “edhe një dëshmi e aftësisë dhe dëshirës së tij për të tejkaluar barrierat në dialog me të gjithë”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: