Papa Françesko, këto ditë do të merr rrugën matanë Oqeanit Atlantik, për të vizituar Kubën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka bërë thirrje nëpërmes llogarisë së tij në Twitter se i nevojiten lutjet e besimtarëve katolikë për udhëtimin e tij drejt Kubës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Se cila është arsyeja e thirrjes për lutje nuk dihet, por që ditë më parë në ShBA është arrestuar një i ri i dyshuar për planifikim të një sulmi gjatë vizitës së Papës, dhe kjo mund të jetë njëra nga arsyet.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: