“Ai para 2 muajsh më doli me thikë dhe më kërcënoi”. Kështu deklaron një dëshmitare për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’ në lidhje me Klodian Çalamanin, autorin e vrasjes së 8-vjeçarit në Fier.

Në një lidhje telefonike vajza ka rrëfyer për gazetaren Evis Ahmeti se 38-vjeçari i kishte dalë gjatë ditës në rrugë me një thikë dhe kishte një shishe në dorë. Ajo tha se fatmirësisht ka shpëtuar nga fakti se aty ka kaluar një djalë dhe ka ndërhyrë.

“Ka qenë një djalë që më ka mbrojtur…unë ika me vrap. Kam qenë në punë time. Ai kishte një shishe në dorë, dhe një thikë. Më nxori thikën. Kam njohur dhe 16-vjeçaren. Në atë kohë kam qenë e vogël. Kam parë atë gocën që ka dalë nga ajo shtëpi dhe është shtrirë në mes të rrugës. Ka ardhur policia më pas. Kaq mbaj mend. Jam e afërme e familjes së Mateos. Ne nuk kemi pasur as keqkuptime. E kemi mbajtur, e kemi ushqyer. Se menduam kurrë që ai do të na bënte këtë gjë. Kur e kam marrë vesh, jam tmerruar. Ka qenë paradite kur më ka dalë me thikë. Mund edhe të më kishte vrarë, si fati i Mateos.”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb