Policia në Elbasan ka gjobitur 3 shoferë me masë administrative 10 mijë lekë të rinj, për parakalime të gabuara.

Sipas njoftimit të Policisë së Elbasanit, shoferët kanë bërë parakalime të gabuara, në kushtet e fushëpamjes së kufizuar.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore e Elbasanit, pas administrimit të shpejtë të indicieve për 3 raste të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, kreu veprimet e nevojshme procedurale për identifikimin dhe ndëshkimin administrativ të këtyre automjeteve.

Konkretisht, është vendosur masa administrative 10 000 lekë, bazuar në pikën 10 të nenit 146 të Kodit Rrugor, për secilin nga  3 drejtuesit e  automjeteve, që kryen parakalime të gabuara, në kushtet e fushëpamjes së kufizuar, në akset rrugore “Librazhd-Perrenjas”, “Librazhd-Elbasan” dhe “Papër-Elbasan”.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke i garantuar ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb