Kina ka paralajmëruar se po të jetë e nevojshme do të ndërmarrë “masa”, nëse politikanët amerikanë nuk ndalin thirrjet për bojkot diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore. Ministria e Jashtme kineze tha se thirrje të tilla dëmtojnë raportet me Kinën.

“Këto thirrje për bojkot janë “të ekzagjeruar” dhe duhet të ndalen “në mënyrë që të mos ndikojnë në dialogun dhe bashkëpunimin mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara në fusha të rëndësishme. Nëse SHBA-ja do të këmbëngulë që të mbajë këtë qëndrim, Kina do të ndërmarrë kundërmasa”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden pritet që gjatë kësaj jave të njoftojë se zyrtarët qeveritarë amerikanë nuk do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike që do të mbahen në Pekin më 2022, njofton CNN. Presidenti amerikan, Joe Biden muajin e kaluar deklaroi se po e shqyrton mundësinë e bojkotit diplomatik të Lojërave Dimërore, për të protestuar ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut që bën Kina, përfshirë edhe për atë që Uashingtoni e cilëson gjenocid kundër minoritetit mysliman në Kinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: