Jo vetëm nga Ukraina, por shtetasit amerikanë duhet të largohen edhe nga Bejllorusia.

Konflikti Rusi-Ukrainë ka sjellë reagimin e shumë shteteve të cilët u ka bërë thirrje qytetarëve të largohen nga Ukraina, pas paralajmërimit se Rusia do të zhvillojë një sulm në Ukrainë të mërkurën.

Ndonëse bisedimet me Moskën nuk janë ndalur, pasi synohet që konflikti të zgjidhet me dialog, për shkak fillimi i një lufte do të shkaktonte pasoja katastrofike.

Sëfundmi, është Departamenti Amerikan i Shtetit i cili në një deklarata i ka bërë thirrje amerikanëve që të largohen nga Bjellorusia.

Shtetasit amerikanë në Bjellorusi duhet të largohen menjëherë nga vendi”, thuhet në deklaratë.

Më herët, Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken, tha në një intervistë për televizionin francez se Uashingtoni besonte se Rusia mund të pushtonte Ukrainën këtë të mërkurë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb