Kreu i opozitës, Lulzim Basha, i ka përcjellë një mesazh të fortë dhe paralajmërues klasës politike, teksa është shprehur se kriza e thellë politike do të përfundojë me politikanë me pranga në duar.

Ndonëse nuk ka përmendur emra, Basha ka deklaruar se kushdo që është përfshirë në afera korruptive, kryeministër, ministër apo edhe zyrtar i huaj qoftë, do të jetë subjekt i legjislacionit të auditimit të pasurive.

“Kushdo qoftë, kryeministër, ministër, të huaj e shqiptarë, të përfshirë në afera korruptive, do jenë subjekt i legjislacionit të auditimit të pasurive, kudo ku ato ndodhen. Zbulimi dhe rikuperimi i parave të vjedhura shqiptarëve është parimi absolut. Kriza do të përfundojë me politikanë me pranga në duar”, ka theksuar kreu i PD.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb