Pasi BE miratoi 500 milionë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën, sytë janë kthyer te Berlini, ndërsa presioni rritet për të furnizuar vendin me tanke Leopard të prodhimit gjerman.

Polonia dhe Finlanda kanë thënë se janë gati t’i japin automjetet Ukrainës, por Gjermania ka licencën e eksportit për t’i kaluar ato.

Duke folur për situatën, kryeministri letonez Krisjanis Karins i tha Sky News: “Nëse Ukraina nuk fiton, atëherë të gjithë kanë një problem të madh, sepse nuk ka asnjë tregues që Rusia do të ndalojë ose do të ishte e interesuar të ndalonte.

“Ne duhet të ndihmojmë Ukrainën të ndalojë Rusinë dhe kjo mund të bëhet vetëm me furnizim me armë”.

Ai shtoi se ishte “shumë e rëndësishme” që Gjermania të ishte “plotësisht në bord” me vendet e tjera të BE-së kur bëhej fjalë për dërgimin e tankeve të betejës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb