Donald Trump ka reaguar nëpërmjet një statusi në platformën e tij Truth Social.
Presidenti amerikan, paralajmëron se nëse nuk do të arrihet një marrëveshje, me Iranin atëherë bombardimet mund të nisin në një nivel më të lartë.
Por ai sugjeron që konflikti do të përfundojë dhe Ngushtica e Hormuzit të rihapet – “duke supozuar se Irani pranon të japë atë për të cilën është rënë dakord”.
Ai shton: “Nëse nuk bien dakord, fillojnë bombardimet dhe për fat të keq, do të jenë në një nivel dhe intensitet shumë më të lartë se më parë.”
