Parandalohet përshkallëzimi i konfliktit në Malësinë e Madhe, ndërsa në pranga kanë rënë 7 persona.

Këta të fundit akuzohen se për motive të dobëta, kanosën njëri-tjetrin, si dhe duke u konfliktuar fizikisht në ambientet e një lokali, duke prishur qetësinë publike. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfunduan shtetasit Fatmir Mema, Merikled Mema, Lirim Mema, Lavdrim Mema, Agron Bajrakurtaj, Jurlind Bajrakurtaj si dhe Durim Bajrakurtaj.

NJOFTIMI I POLICISE
Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti fizik ndërmjet 7 shtetasve.

Vihen në pranga të 7 këta shtetas, pasi për motive të dobëta, kanosën njëri-tjetrin, si dhe duke u konfliktuar fizikisht në ambientet e një lokali, prishën qetësinë publike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pas marrjes së njoftimit për një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në një lokal në Koplik, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, me qëllim neutralizimin e këtij konflikti.

Për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit: F. M., 48 vjeç, M. M., 22 vjeç, L. M., 24 vjeç, L. M., 20 vjeç, A. B., 52 vjeç, J. B., 25 vjeç dhe D. B., 40 vjeç, banues në Koplik dhe në Belfast, Irlandë e Veriut, pasi mbrëmjen e djeshme, në ambientet e një lokali në Koplik, dyshohet se për motive të dobëta, kanë kanosur njëri-tjetrin, janë konfliktuar fizikisht, si dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, gjatë shoqërimit në ambientet e Komisariatit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb