Si do të mbyllet ky muaj për ju? Cila do jetë shenja më me fat dhe çfarë ju pret gjatë kësaj periudhe? Keni lënë pezull një çështje të rëndësishme? Prisni një ofertë punë? Lexoni horoskopin e përgatitur nga astrologu i njohur Jorgo Pulla për “BalkanWeb” për të mësuar se si do shkojë java juaj.
Parashikimi për 24/09/2018 – 30/09/2018

DASHI
Të përgjithshmet: Kërkesat janë të shumta këtë javë për shenjën tuaj me Hënën e plotë që do të ndodh me ju në 25 dhe do ju duhet të përpiqeni pak më shumë për të realizuar planet tuaja. Gjatë gjithë këtij presioni, është mirë që të gjeni kohë për pushim dhe relaksim, sepse nuk do të jetë e lehtë të grindeni me njerëzit që ju rrethojnë. Gjithashtu shikoni fushën e komunikimit sepse nxeheni shpejtë.
Parashikimet në dashuri: Në dashuri, ditët më të mira do të jenë në fillim të javës që Hëna në shenjën tuaj ndez flakën dhe rrit epshin. Kompromisi mund të mos jetë në fjalorin tuaj, por këto ditë janë të nevojshme për të ruajtur ekuilibrin. Dëgjoni ato që ka për të thene parneri juaj dhe mos hyni në një pozitë të mbrojtjes nga egoizmi.
Parashikimet profesionale: Në punën tuaj do të ishte më mirë për të planifikuar detyrimet tuaja dhe për të përmbushur detyrat që ju janë caktuar. Ka një shqetësim brenda jsuh që e tregoni edhe në punën tuaj. Mos lejoni që faktorët e jashtëm të ndikojnë në ju dhe t’ju shpërqendrojnë. Me të njëjtën maturim duhet të përballeni me financat tuaja. Shpenzimet e panevojshme janë shumë dhe ju çojnë në një rrugëdalje.

DEMI
Të përgjithshmet: Kjo javë me Hënën e plotë që ndodh në Dashi kërkon nerva të forta dhe absorbon energji të mjaftueshme. Pra, sigurohuni që të gjeni mënyra për të forcuar veten dhe për të mbajtur qetësinë tuaj aty ku është e nevojshme. Mos hyni në konflikte me njerëzit rreth jush dhe sidomos me ata në mjedisin tuaj të menjëhershëm. E vërteta është se jeni përpjekur shumë kohët e fundit dhe konfuzioni shpirtëror është i qartë.
Parashikimet në dashuri: Në dashuri, nëse arrini të nënshtroni kundërshtimin që fshihni brenda jush, vendosja planetare ju ndihmon t’i gjeni ato me partnerin tuaj dhe të ndjeni plotësinë emocionale, madje edhe ju që nuk jeni ende në një marrëdhënie.
Parashikimet profesionale: Shumë mire shkon puna dhe pse pa arsye. Keni bërë mjaft punë dhe e njihni shumë mirë subjektin tuaj. Pengesat vazhdojnë të shfaqen, por nuk duket se ju intereson dhe shumë. Me besimin që keni çdo gjë shkon mirë. Përfitimet financiare që do të vijnë nga puna juaj do t’ju ndihmojnë të balanconi shpenzimet që keni gjatë kësaj periudhe.

BINJAKËT
Të përgjithshmet: Jeni në qendër të interesit dhe me një përgjigje pozitive nga njerëzit përreth jush. Çfarëdo që të bëni, gëzoni pranimin dhe vlerësimin. Gabimet tuaja falen dhe lehtësisht kapërcehen me ndihmën që merrni. Shikoni këtë favor sepse nuk jeni gjithmonë aq me fat!
Parashikimet në dashuri: Java fillon ëmbël, e butë dhe disi e turpshme. Afërdita që qëndron tek Akrepi ju frymëzon që t’i afroheni bashkëshortit tuaj me ndjeshmëri. Ju mund të shkoni në kinema, në teatër dhe të kaloni bukur.
Parashikimet profesionale: Në punë, perspektivat e reja hapen duke pritur që iniciativa juaj të përfitojë prej tyre. Përfitoni nga klima pozitive që ka mbizotëruar dhe ka hedhur terren në mënyrë që gjërat të evoluojnë në avantazhin tuaj. Situata juaj financiare me Hënën e Plotë që ndodh tek Dashi më 25 kërkon vëmendjen dhe kufizimin e shpenzimeve tuaja. Vendosni angazhimet tuaja të hapura.

GAFORRJA
Të përgjithshmet: E kaluara ndjen praninë e saj dhe jeni gati ta mirëprisni atë në jetën tuaj. Sa do e afërt të jetë ose nëse keni nostalgji, është mirë të mendoni seriozisht për zgjedhjet tuaja. E kaluara mbart pozitivet ashtu edhe negativet. Ka ndryshuar çdo gjë që ju shqetësoi ose gjërat janë njësoj. Mendoni mirë dhe peshoni të dhënat tuaja!
Parashikimet në dashuri: Jeta juaj emocionale është e ndikuar nga psikologjia juaj e përgjithshme, e cila nuk duket se kalon nëpër situata aventureske. Intuita juaj intensifikon dhe ju ndihmon të kuptoni gjërat brenda marrëdhënies që nuk keni qenë në gjendje ta shihni deri më tani.
Parashikimet profesionale: Në profesion ëndrrat fillojnë ndal ngadalë të bëhen realitet, pas shumë përpjekjesh dhe kohësh. Sakrificat personale duhet të shpërblehen dhe kjo nuk do të vonohet. Pak vëmendje ndaj bashkëpunimeve duhet të tregoni vetëm, sepse me Hënën e plotë duke ndodhur tek Dashi në 25 nuk janë gjithmonë gjërat ashtu siç duken. Në financat shmangni të nënshtroheni në dobësi.

LUANI
Të përgjithshmet: Kjo javë me Hënën e plotë që ndodh teë Dashi në 25 ju thot që të jeni më të kujdesshëm, realist dhe të sigurt në lidhje me zgjedhjet tuaja. Emocionet mund t’ju çorientojnë dhe t’ju bëjnë të largoheni nga realiteti. Mbani qëndrimin tuaj të matur dhe mos i ekzagjeroni gjërat. Disa konflikte duhet Afërdita mbetet tek shenja e Akrepit , një vend që favorizon veçanërisht marrëdhëniet tuaja, veçanërisht në një nivel sentimental. Mndeni të hapeni tek gjysma tjetër dhe bisedoni me të rreth emocioneve dhe mendimeve.
Parashikimet profesionale: Në profesion, nuk do të jetë vonë, pasi planetët duket se janë shumë të favorshëm në këtë fushë. Gjërat po shkojnë mjaft mirë dhe keni bërë shumë përpjekje. Vëmendje e madhe, me financat. Është mirë që të kurseni këtë kohë, sepse nuk do të jetë e vështirë për t’u mashtruar!

VIRGJËRESHA
Të përgjithshmet: Kjo javë është mjaft optimiste dhe ju jep mundësinë të përparoni. Hapat janë të ngadalshëm dhe kjo është diçka që ju shqetëson. Por mos nxitoni, dhe së shpejti do të shihni se gjërat po evoluojnë në një mënyrë që do t’ju kënaqë plotësisht. Pasuria ju favorizon shumë, prandaj mos i hidhni mundësitë që do të jenë unike.
Parashikimet në dashuri: Në dashuri do mundeni të kaloni në gjendje të shijoni momente të bukura me bashkëshortin tuaj dhe sidomos në fund të javës. Pas disa ditë të plota me kërkesa dhe detyrime për shkak të Hënës së Plotë që ndodh tek Dashi më 25 do të keni mundësi të gjeni paqen në anën e bashkëshortit tuaj.
Parashikimet profesionale: Në profesion ka mjaft shqetësime. Diçka nuk shkon mirë dhe mendoni se zhvillimet që dëshironi nuk vijnë. Përqëndrohuni dhe përpiquni të gjeni rrënjën e së keqes duke koordinuar përpjekjet tuaja. Në të njëjtën kohë, rregulloni premtimet tuaja financiare, sepse stresi që ju krijon nuk ju lejon të jeni të qetë.

PESHORJA
Të përgjithshmet: Kini kujdes! Kjo javë për shkak të ndikimeve që merrni nga Hëna e plotë që ndodh tek Dashi më 25 duhet të jeni vigjilentë dhe të besoni instinktet tuaja. Në këtë mënyrë do të shmangni disa pengesa. Logjika do të jetë një aleat i shkëlqyer, prandaj bëni gjithçka që mundet për të vënë rregull në mendje dhe në veprimet tuaja.
Parashikimet në dashuri: Jeta juaj sentimentale është ndikuar në mënyrë të vendosur nga sundimtari juaj, Afërdita, i cili është tek Akrepi në këtë kohë. Marrëdhënia juaj fiton forcë, ndërkohë shprehni një tendencë të superioritetit dhe vendosjes në gjysmën tjetër.
Parashikimet profesionale: Java fsheh zhvillime interesante për punën tuaj. Duket se gjërat po shkojnë më mirë se më parë dhe ju nëpërmjet përpjekjeve të përbashkëta keni rezultate pozitive. Në financat, ka mundësi për të përmirësuar nëse arrini të zbatoni ndryshimet që mendoni se duhet të bëhen

AKREPI
Të përgjithshmet: Në dashuri ka një shqetësim, pasi ende nuk keni arritur të organizoni të gjitha idet që keni në mendje. Pritjet, frika dhe ankthi ngatërrohen në mendje dhe ju bëjnë të humbni përkohësisht vetëkontrollin tuaj. Jepini kohë vetes për të menaxhuar.
Parashikimet në dashuri: Këtë javë me kombinimin e Hënës së Plotë që ndodh tek Dashi në 25 dhe Afërdita që mbetet në shenjën tuaj, ka shumë mundësi që merrni një vendim të rëndësishëm që do ju bëjë të lini pas situata të vjetra rreth rrjedhës së jetës tuaj sentimentale.
Parashikimet profesionale: Në profesion duhet të jeni të qetë sa më mirë që të mundeni dhe nuk i kushtoni rendësi disa pengesave që shfaqen. Vazhdoni pa pa pushim programin tuaj. Në financat tuaja, keni kufizuar tendencën tuaj për të humbur paratë dhe për të treguar më shumë vetëkontroll.

SHIGJEARI
Të përgjithshmet: Kjo javë shënon fillimin e një periudhe interesante. Parakushtet për të bërë planet tuaja duket të ekzistojnë. Në të njëjtën kohë keni mbështetjen e njerëzve tuaj të dashur që arrijnë t’ju mbushin me forcë mendore, por edhe me qetësi. Mos iu nënshtroheni presioneve të jetës së përditshme dhe pengesave. Çdo gjë do të tejkalohet dhe evoluojë siç duhet.
Parashikimet në dashuri: Dielli realizon një trekëndësh me Marsin në 28, dhe kjo pikëpamje ju rregullon gjendjen në mënyrën më të mirë. Nga kjo ditë e tutje mund të kaloni mirë, të buzëqeshni, të hapeni dhe të argëtoheni me gjysmën tjetër.
Parashikimet profesionale:
Nëse doni të kapërceni pengesat që ndodhin në punën tuaj këtë javë duhet të qëndroni të fokusuar dhe më të kujdesshëm, veçanërisht afër 25 që Hëna e Re do të ndodh tek Dashi. Sidomos në negociatat tuaja duhet të tregoni besim nëse doni të keni rezultatin ideal. Fitimet tani duket të jenë në rritje. Mund të prisni zhvillime shumë të mira në financat tuaja.

BRICJAPI
Të përgjithshmet: Mos u zhgënjeni dhe tregoni forcën tuaj. Me Hënën e Plotë që do të mbahet tek Dashi më 25 do të ketë ngjarje që do ju bëjnë të humbni vetëbesimin tuaj, por do të arrini të gjeni mënyrën për të ruajtur qetësin tuaj dhe harmoninë. Dini si të luftoni dhe dita e sotme do të provojë aftësinë tuaj. Aleati juaj i rëndësishëm do të jetë personi në rrethin tuaj të afërt, kështu që lejojeni t’ju ndihmojë.
Parashikimet në dashuri: Në dashuri kjo javë pritet të jetë e qetë. Gjendja juaj është e mirë, por pa u karakterizuar nga peiudha të shkurtra. Ju nuk keni nevojë për një ndjenjë të fortë. Ju preferoni aktivitete të qeta me gjysmën tjetër.
Parashikimet profesionale: Në profesion vazhdoni të punoni me një program dhe do përfitoni shumë. Përpjekjet tuaja do të njihen nga eprorët tuaj dhe kjo do t’ju mbushë me kënaqësi morale dhe praktike. Propozime të reja në lidhje me financat tuaja do të kenë zhvillime pozitive për ju.

 UJORI
Të përgjithshmet: Ndoshta planet tuaja të shkojnë mirë, por kjo nuk do të thotë që duhet t’i lejoni vetes të ndihet i humbur. Zhgënjimi juaj është i përkohshëm, duke vënë vetes një qëllim për arritje të reja. Gabimet dhe dështimet duhet t’ju mësojnë, mos ju ndalojnë nga evolucioni. Jepini vetes kohë për të mbledhur pikat e forta dhe së shpejti do të shihni gjërat në një pamje më pozitive.
Parashikimet në dashuri: Ndjeshmërisht, do të keni mundësi të përjetoni momentet e pasionit dhe momentit nga e Enjtja e tutje. Me Afërditën që qëndronn tek Akrepi keni nevojë të shprehni seksualitetin tuaj të ngutur.
Parashikimet profesionale: Në profesion duhet të qëndroni të qetë, pasi kjo do të shmangë keqkuptimet dhe tensionet. Tregoni vetëbesimin dhe vetëkontrollin. Java ju inkurajon që të merreni më shumë me punët e bëra sesa të merrni iniciativa. Fitimet rriten nëse arrini të rrëmbeni mundësitë që do ju vijnë.

PESHQIT
Të përgjithshmet: Kjo javë ju ndihmon për të nxjerrë aftësitë tuaja në sipërfaqe. Me kokëfortësi dhe dinamizëm arrini të sillni gjërat kudo që dëshironi dhe t’ju tregoni njerëzve që ju interesojnë, se çfarë jeni në gjendje të bëni. Disa sugjerime që do ju bëjnë mirë janë të mendoni mirë dhe të mos i mohoni, sepse duket se është në favorin tuaj.
Parashikimet në dashuri: Përdoreni fundin e javës për të ringjallur marrëdhënien tuaj. Pikëpamja e Diellit me Marsin në 28 ju bën të ndjeshëm, të gjallë dhe ju shtyn në aktet e ngjarjes të dashurisë suaj.
Parashikimet profesionale: Në profesion fati është në anën tuaj dhe kjo pritet t’ju ndihmojë të keni sukses. Nëse keni nevojë të ndikoj një person me idetë tuaja, është mirë ta bëni atë në fund të javës, pasi vendosja planetare ju jep bindjen që ju nevojitet. Në profesion favorizohen hapje të reja, pasi do të jeni në gjendje të përmirësoni financat tuaja.

Për më shumë detaje mund të kontaktoni drejtpërdrejt me astrologun Jorgo Pulla: Tel. 0699464446 ose pranë websajtit www.astrologu.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb