Pamjet që shihni vijnë nga vendi ku u kërcënua me armë biznesmeni në Bulqizë, ku i kërkuan një shumë të madhe parash.

Siç u raportua edhe mbrëmë, biznesmeni Gëzim Balla është kërcënuar kundrejt një shume prej 10 mijë eurosh nga shtetasi Feruzan Shehu, i cili është në kërkim nga policia. Gazetari Enver Doçi ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pamjet në fjalë ku ndodhi edhe e gjithë skena.

SI NDODHI NGJARJA
Pasditen e djeshme biznesmeni nga Bulqiza, Gëzim Balla ka shkuar në polici ku deklaroi se një person që nuk e njihte e merrte në telefon dhe i kërkonte një shumë lekësh, në të kundërt e kërcënonte se do e vriste.
Pas marrjes së kallëzimit, policia kreu veprimet proceduriale dhe vuri në përgjim telefonin e biznesmenit. Pas telefonatës me të dyshuarin policia e identifikon personin që e kërcënonte dhe për arrestimin e tij bashkëpunon me biznesmenin duke e thirrur në takim për t’i dhënë paratë e kërkuara. Në vendin ku u la edhe takimi, autori i kërcënimeve, i cili ishte fshehur rreth 500 metra në shpatin e malit, ka qëlluar në ajër dhe është larguar me shpejtësi. Aktualisht policia po vijon kërkimet për arrestimin e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb