“Parc des Prince” ka rezultuar një stadium shumë i vështirë për Bayern Mynchen. Kampionët gjermanë janë thyer nga skuadra miliardere e Paris SG me rezultatin e thellë 3-0 duke mos i mbetur gjë tjetër veçse të pranojë kapitullimin pa kushte në Francë.

Takimi është zhbllokuar shumë shpejt pasi një depërtim fantastik i Neymar në minutën e 2-të dhe më pas pasa për bashkëkombësin Dani Alesh është shndërruar në gol nga ky i fundit. Në minutën e 31-të do të vinte dyfishimi i rezultatit me një goditje “vrasëse” të Edison Cavani-t. Mbrëmjes nuk mund t’i mungonte Neymar që në minutën e 63-të firmosi kapitullimin e Bayern Mynchen.

Një ndeshje për t’u harruar nga djemtë e Carlo Ancelotti-t që përveçse humbjes jo të denjë, nuk arritën të linin asnjë shenjë në fushë. Pas dy ndeshjesh në Grupin B, Bayern Mynchen renditet i dyti me 3 pikë, po aq sa Celtic që sot mposhti Anderlect 0-2. Në krye qëndron Paris SG me pikë të plota, 6-të.

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb