PARIS – Policia franceze ka evakuuar stacionin hekurudhor “Gare de l’est”, pas një telefonate anonime që sinjalizonte vendosjen e një bombe. Sipas mediave vendase, policia ka zbuluar një valixhe të dyshimtë në stacion, ndërsa po kryen të gjitha verifikimet e nevojshme.
Në stacionin hekurudhor “Gare de l’est” ndodhen qindra udhëtarë, të cilët po presin përfundimin e kontrolleve të policisë, jashtë perimetrit të sigurisë.
Ndërkohë autoritetet franceze kanë ndaluar 12 persona në periferi të Parisit, të cilët dyshohet se kanë patur dijeni për atentatet terroriste të javës së kaluar në kryeqytetin francez. Policia po merr në pyetje nëntë meshkuj dhe tre femra për “mbështetjen e mundshme logjistike” që këta të fundit i kanë ofruar sulmuesve. Bastisjet po vazhdojnë ende në lagjen Montrouge, ku Amed Coulibaly vrau një police javën e kaluar.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: