Pasi regullatorët e BE-së hodhën poshtë një shkrirje mes prodhuesit francez të trenave “Alstom” dhe sipërmarrjes gjermane të hekurudhave “Siemens” në fillim të këtij muaji, Berlini dhe Parisi kërkojnë të nxisin krijimin e një stretegjie industriale europiane për t’u përballur me konkurrencën në rritje në nivel botëror.

“Ne duhet të nxisim fuqinë tonë dhe të veprojmë më fuqishëm në bashkëpunim”, deklaroi ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier pas një takimi sot me homologun e tij francez, Bruno Le Maire në Berlin.

“Një teknologji kyçe është përpunimi i përbashkët i prodhimit të baterive për automjetet elektrike”, tha Altmaier duke shtuar se pritet një vendim në javët në vijim në lidhje me zhvillimet e këtij konsorciumi.

Gjermania dhe Franca kërkojnë të mbështesin krijimin e një fabrike baterishë më një fond të përbashkët prej 1,7 miliardë eurosh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb