Në shtëpinë e PSG mbajnë frymën për gjendjen e Kylian Mbappe. Sulmuesi francez përjetoi një mbrëmje të errët përballë Montpellier, jo vetëm humbi penalltinë, por në minutën e 21 u largua nga fusha i dëmtuar.

Pas një përplasje me Leo Leroy, Mbappe u pa disa herë duke prekur kofshën e majtë, pak më pas nuk i doli të qëndrojë në fushë duke kërkuar zëvendësim. Situata mbetet për tu vlerësuar, por prezenca e tij vihet në dyshim për sfidën e parë kundër Bayern Munich në 1/8 e Champions League.

Nga fusha doli edhe Sergio Ramos pas një dëmtimi në kokë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb