TIRANE – Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha sot në një takim në njësinë 5 në kryeqytet se Parku i Liqenit do të zgjerohet.

Rreth 2.5 ha tokë do t’i merren Gardës së Republikës për të ndryshuar hyrjen e Liqenit.

“Bashkisë së Tiranës i është dhënë 2.5 ha tokë për t’iu bashkuar Liqenit nga Garda. Do ketë një hyrje më dinjitoze Liqeni. Garda do i kthehet qytetarëve. Do kemi një Park Liqeni më të madh,” tha Veliaj.

Kryebashkiaku gjithashtu përshëndeti vendimin e qeverisë për heqjen e pikave të basteve pasi sipas tij do të ndikojë drejtpërdrejtë te shoqëria.

“Sa herë PS ka rimarrë shtetin çdo gjë ka shkuar mbarë. Kjo s’do të thotë që s’duhet të jemi kritikë. Heqja e llotove, një mënyrë e shkëlqyer për të hequr fondet nga duart e kriminelëve dhe për t’i thënë burrave kthehuni në shtëpi. Një mënyrë për të shpenzuar kohë me familjet. Çdo nëne, çdo motre, çdo gruaje i vjen mirë kur një pjesë e shtëpisë do t’i kthehet sërish dhe t’i shkulet nga poshtë pallatit. PS është e rëndëishme, por më e rëndësishme është partia e familjes. Ky vendim meriton të gjithë bekimin tonë.

Pas aksionit të fundjavës nga policia e shtetit, besoj se meriton të gjithë mbështetjen tonë, pas arrestimit të atyre që e quajnë veten të paprekshëm. Ky është shteti ynë, ky është qyteti ynë. Kjo ishte fundjava e parë pa vrasje në 25 vite. Tirana është bërë një ndër qytete më të sigurta në Europë.

Projektet tona kanë sjelli risi e hapësira, por kanë ndryshuar mentalitet. Kështu thoshin për Liqenin, dhe ja të gjithë e duan. Të mos merremi me fjalë, por të vazhdojmë me këtë ritëm. Vitin tjetër kemi në plan kopshtin zoologjik,” tha Veliaj

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: