Është shqyrtuar këtë të martë dekreti për kthimin e ligjit për çështjen e Butrintit.

Gjatë fjalës së tij Bledar Dervishaj tha se ka munguar konsultimi i gjerë publik dhe se ligji bie ndesh me Konventën e Parisit.

“Vendimmarrja e ndjekur për parkun Kombëtar të Butrintit ka hapur debat dhe vlerësohet se marrëveshja bie ndesh me objektiva socialë që Kushtetuta ka përcaktuar.”, tha ai.

Po ashtu ai theksoi se Këshilli i Ministrave ka kapërcyer kufijtë e dhëna nga ligji.

“Parashtrojmë se shumë të dhëna e fakte ky Komision dhe Kuvendi duhet t’i ketë dhe të njihet me to. Ky ligj bie ndesh me Konventën e Parisit. Ministria e Kulturës ka theksuar se modeli i administrimit të kësaj trashëgimie erdhi si nevojë për gjetjen e mënyrave të reja të administrimit, pasi sistemi aktual nuk ishte fleksibël. Rezulton se me një pranim të tillë duket sikur arsyeja e kësaj forme bëhet nga shteti dhe sërish deklaron paaftësinë e tij. Kjo mënyrë deklarimi nuk përkon me realitetin. Shteti shqiptar ka mundësinë për të garantuar vlerat kulturore të Butrintit… Në asnjë mënyrë autoriteti rregullator dhe kapaciteti buxhetor i një shteti nuk mund të deklarojë se nuk garanton dot rregullimin. Është  e papranueshme që për një pasuri të tillë, nuk garantohet roli diktues dhe kontrollues. Kuvendi kishte për detyrë t’i parashtronte Këshillit të Ministrave shumë pyetje…”, tha ndër të tjera Dervishaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb