Deputetja e PD Dhurata Çupi, ka reaguar pas situatës së sotme në Kuvend.

Në një postim në rrjetet sociale ajo u shpreh se në një vend demokratik Parlamenti ka detyrë të kontrollojë dhe të sfidojë punën e qeverisë, të hartojë dhe të ndryshojë ligje dhe të debatojë për çështje të rëndësishme.

Ajo u shpreh se Parlamenti ka humbur tashmë të treja funksionet, ndërsa ka shtuar se qeveria po bën gjithçka të zhbëjë edhe pluralizmin përmes shpërbërjes, përçarjes, kontrollit të opozitës.

Postimi:
Në një vend demokratik, Parlamenti ka 3 funksione kryesore:
1. Të kontrollojë dhe të sfidojë punën e qeverisë
2. Të hartojë dhe të ndryshojë ligje
3. Të debatojë për çështje të rëndësishme
Të treja keto funksione Parlamenti i Shqipërisë i ka humbur. Sot jo vetëm që nuk jemi më as demokraci funksionale, por qeveria po bën gjithçka të zhbëjë edhe pluralizmin përmes shpërbërjes, përçarjes, kontrollit të opozitës.
Në një seancë të turpshme, që nuk respekton asnjë nga funksionet normale të Parlamentit, i kërkova Kryetares së Kuvendit të heqin dorë nga kjo politikë antidemokratike dhe antiopozitare.
Ne kërkojmë të drejtat e mohurara që na takojnë me Kushtetutë! Nuk duam ne që të ushtrojmë forcë, por ne nuk pranojmë të shndërrohemi në kartonë të qeverisë. Është një rrugë e vështirë, por jo e pamundur!
Sado e vështirë të jetë, siç i thotë një fjalë e urtë, 3 gjëra nuk fshihen dot. Dielli. Hëna. E vërteta!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb