Ditën e sotme, Kuvendi i Shqipërisë votoi me 104 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenim për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Tanimë kjo çështje do të kalojë në Gjykatën Kushtetuese, e cila ka fjalën e fundit për shkarkimin e tij. Ky zhvillim u komentua në studion e emisionit “Pikat mbi i”, ku të ftuar ishin dy analistët, Mentor Nazarko dhe Artur Zheji.

Analisti Zheji, është i mendimit që shkarkimi i Presidentit ende nuk ka ndodhur, pasi ajo, do të vendoset nga Gjykata Kushtetuese.

Nga krahu tjetër, Nazarko e cilësoi këtë hap të Parlamentit shqiptar dhe opozitës së saj, si vendimin e vetëm ndoshta kur vota e tyre kishte peshë reale. Më pas, ai tha se opozita aktuale, nuk ka folur asnjëherë kur opozita jashtëparlamentare goditej me gaz dhe i ushtrohej dhunë.

Artur Zheji: Opozita e re votoi sipas bindjeve të veta për të shkarkuar presidentin dhe pa asnjë interes financiar
Mentor Nazarko: Sot vota e tyre ka vlejtur më shumë se sa herët e tjera. Këto janë 2 – 3 momente kur vota e tyre ka vlejtur politikisht. Vota është përkthyer nga presidenca.

Mentor Nazarko:
Nëse kishim dyshime për reagime të zoti Meta pas shkarkimit. Ai do të jetë një reagim aktiv, vital dhe i domosdoshëm. Me votimin unanim kuptuam që s’kishte bindje politike, fjalimi i Spiropalit apo Hysenit. Ata e lidhën fatin në këtë parlament, atë të pensioneve, kontributeve, për fatin e tyre të keq, ndoqën qerren e këtij parlamenti. Nuk u ndje asnjëherë pesha parlamentare kur opozita u godit me gaz, dhunë dhe u detyrua të heshte me forcë.
(I referohet reagimit të parë publik të Presidencës, nëpërmjet zëdhënësit Tedi Blushi) Paralajmëroi qasje aktive, reagim aktiv. Paralajmëroi linjën mbrojtëse në Gjykatën Kushtetuese, ky është kuptimi në linjën e tij mbrojtëse. Natyrisht kjo linjë mbrojtëse duhet të jetë e përgatitur.

Artur Zheji: Gjykata kushtetuese zhvesh jo vetëm vendimin e Kuvendit, vendimi i Kuvendit sot nuk e zhvesh rolin e Presidentit. Nuk është vendim që e zhvesh nga targeri kushtetues. Presidenti tani është prapë president, ky vendim nuk e cënon personalitetin e tij institucional. Procedura është e qartë. Pra, Kuvendi e ka për detyrim ta çojë automatikisht në Gjykatë Kushtetuese. Kuvendi ka marrë një vendim që e çon për gjykim, Presidenti nuk është i shkarkuar. Fakti që kemi humor, ironi dhe cinizëm politik mendoj që gjërat do të shkojmë më mirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb