Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur për një hapje të LSI me emra të rinj në përbërje si dhe për aludimet e krijimit të partive të reja të ‘djathta’ të dalë në ish-përfaqësues të PD.

Kryemadhi garanton se në grupin e ri parlamentar të LSI do të ketë emra të rinj dhe profesionistë pasi për të bashkëpuntorët më të mirë të saj kanë qenë studentët, gjimnazistët dhe të rinjtë.

Sa i përket partive të reja të ‘djathta’, Kryemadhi thotë se është skemë e vjetër e Ramës dhe madje kujtoi edhe G-99 që nuk arriti dot të realizojë qëllimin.
Për më tepër ajo thotë se Basha nuk e ka problem fare krijimin e këtyre partive, pasi e ka më të theksuar se ëduhet përqëndrimin në mesazhin e tij të ditës dhe axhendën e strategjinë.

 

”A do të ketë emra të rinj në grupin parlamentar të LSI?

Njerëzit kërkojnë diçka të re. Janë dhe emrat e rinj. Ajo që është shumë e rëndësishme është që anëtarësimet e reja, profesorë e profesore që janë përfshirë në struktura. Mjafton të shihni një grup profesionistësh të rinj në Durrës. Hapje spektakolare sa entuziazmi i kalon notat e vetëpërmbajtjes.
LSI i ka kapacitetet e saj për përfshirjen e figurave të reja, sidomos në gjithë jetën politike por dhe funksionin e saj. Dhe miksim i figurave të reja në grup parlamentar, si dhe përfshirje tjetër për realizim të reformave. është folur shumë për reforma, nga qeveria aktuale, prandja përfshirja e të rinjve e të rejave, edhe me takimet që kemi pasur edhe në SHBA e Bruksel, për një strategji të përfshirjes së tyre.
Ka shumë djem dhe vajza, që edhe pse nuk kanë tundur kurrë flamujt e partive janë shumë më patriotë se disa qeveritarë që tundin flamurin e qeverisë. Kam besim tek brezi i ri, jam e bindur që në gjithë jetën politike edhe pse s’kam pasur kurrë mundësinë të jem pjesë e administratës shtetërore,mundësi për të qenë e lirë, bashkëpuntorët e mi më të mirë kanë qenë të rinjtë. Studentët, gjimnazistët, profesionistët e rinj.

Partitë e reja të djathta? A e pengojnë objektivin për largimin e mazhorancës?

Kodi i ri, partitë e reja i bën inekzistente. Jo vetëm u a bën të pamundur por i penalizon. Me Kodin e vjetër, do të përfshiheshin në proces zgjedhor dhe të ishin pjesë e vendimmarrjes. Ajo që të paktën pashë edhe dje, një nga problemet që është ngritur edhe për Kodin Zgjedhor, 81 faqet e kthimit mbrapsht të dekretit të Presidentit, është që Kodi Zgjedhor i heqin të drejtën partivetë reja dhe të pavarurve të jenë pjesë e parlamentit.
Unë do theksoja që çfarëdo të ndodhë, nëse krijimi i partive të reja do jetë taktikë e Ramës, impakti do jetë zero. Besoj e mbani G99, që u subvencionua me para ndërkombëtare për të dëmtuar LSI-në dhe nuk ia doli.
Nëse një parti krijohet nga një parti tjetër, kundërshtarët s’mund të vijnë nga ajo që doni të dëmtoni. Nëse Rama do subvencionojë për parti të re, atëhere ata që votonin për PS do votojnë për partinë e re. Subvencionimi me para, reklama, promovimi, takimet. Nëse krijohen nga Rama, nuk do i ëojë të takohet me opozitarët, por me strukturat e tij.
Do ndodhë si G-99 që merrte votat e PS pasi nuk shkonte tek LSI. Skemë e vjetër. Humbje kohe dhe menaxhim inatesh dhe pakënaqësish që nuk sjell ndonjë problem, por bën një ëfokusim, por Basha nuk e ka problem fare këtë dhe nuk ëedon nga axhenda e strategjia.
E ka të theksuar më shumë se çduhet në mesazhin e vet të ditës.”- tha Kryemadhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb