Londër

Partia Konservatore ka dalë fituese në zgjedhjet parlamentare në Britani dhe ka arritur numrin e votave për të formuar qeverinë vetëm, tregoi sondazhi dalës.


Sipas anketës dalëse të përbashkët të BBC, Sky News dhe ITV pas përfundimit të votimit në ora 22:00 sipas kohës lokale, partia e kryeministrit Boris Johnson ka siguruar 368 vende, ndërsa Partia Laburiste e Jeremy Corbyn 191.


Ndërkaq, Partia Kombëtare Skoceze ka siguruar 55 ulëse në parlamentin me gjithsej 650 vende, kurse Liberal Demokratët 13, Partia e Gjelbër 1 dhe partitë e tjera rajonale 22 vota.//AA


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb