Partia Republikane e Shqipërisë feston sot 34 vjetorin e themelimit. Në një postim në Instagram, kreu i kësaj force politike, Fatmir Mediu shprehu respektin e tij të thellë për Sabri Godon, themeluesin e partisë, një njeri dhe shkrimtar i shquar që sipas tij gjithmonë e ka vendosur interesin kombëtar mbi çdo gjë tjetër.

Mediu njoftoi gjithashtu se është momenti të kujtohen me respekt të gjithë ata që kontribuuan në krijimin e Partisë Republikane dhe përfaqësuan atë në institucione të ndryshme, si qeveria, parlamenti, bashkitë dhe komunat.

Ai shtoi se besimi i Partisë Republikane në Zot vlen si bazë e besimit tek vetja dhe në të drejtat e individit, si dhe si themel i një shoqërie të lirë dhe demokratike. Mediu theksoi se partia beson se familja është baza e shoqërisë, duke cituar një nga thirrjet emblematike të PR: “ATDHEU FILLON TEK FAMILJA JOTE,” që synon të forcojë lidhjen e përbashkët të kombit shqiptar.

Ai gjithashtu përmendi rëndësinë e pronës private si bazë për ndërtimin e ekonomisë dhe mirëqenies familjare, duke kritikuar ligjin famëkeq 7501 dhe ligjet e tjera që kanë sjellë padrejtësi në sistemin demokratik dhe kanë kontribuar në largimin masiv të shqiptarëve nga vendi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fatmir Mediu (@fatmir_mediu)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb