TIRANE- Partia Republikane zhvilloi gjatë ditës së djeshme konferencën e degës së Tiranes, ku u zgjodh edhe kryetari i ri i kësaj dege, Blendi Sulaj. Në prani të drejtuesve të tjerë të kësaj partie, si dhe dhjetëra anëtarëve dhe simpatizantëve, kreu i PR u shpreh edhe në lidhje me situatën shoqërore dhe ekonomike, të cilën po kalon vendi, që pas ardhjes në pushtet të koalicionit Rama-Meta.

“Ne mund t`i vendosim shumë emra qeverisjes së sotme, por për gjykimin tim ajo është një qeverisje tribale, klanore. Kjo është qeveria e një grupi banditësh, kriminelësh, të cilët kërcënojnë këdo që u del përpara dhe kanë forcë të vendosin në qeveri dhe politikë. Për të kuptuar në ç`realitet jetojmë sot, le t`i referohemi raportit të DASH, BB, Freedom House, Parlamentit Europian. Shqetësimi i parë është korrupsioni i përhapur në çdo degë të qeverisë. Në Shqipëri nuk respektohen të drejtat, sidomos e drejta e pronës, vend i trafikut të droges dhe trafikut të qënieve njerëzore, qeveria, qarqet e biznesit dhe grupet kriminale ndikojnë në shtyp dhe media. Shqiperia eshte kthyer 12 vjet mbrapa ne vitet 2004”, tha Mediu.

Gjatë fjalës së tij, Mediu u ndal edhe në reformat që janë të domosdoshme për të nxjerrë vendin nga kriza institucionale, që e ka e futur kjo qeveri, duke u ndalur kryesisht te reforma në drejtësi, por duke i dhënë me shume prioritet reformës zgjedhore.

“Ne jemi për një Reformë në Drejtësi, por pyetja është se mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë është një cështje e shkëputur apo pjellë e një organizimi politik të shthurur, të copëzuar në interesa korruptive?? Zgjedhjet e ndershme janë themeli i një qeverie përfaqësuese. Çdo herë që një votë e hedhur manipulohet i hiqet e drejta e zgjedhjes së lirë një qytetari. Manipulimi i votave është krimi me i rende politik. Ajo godet në zemër të demokracise dhe qeverise përfaqësuese”.

Kryetari i Partise Republikane, gjate fjales se tij, vuri theksin edhe ne rolin qe duhet te marre opozita e bashkuar, për të rikthyer edhe një herë shpresën e dinjtetin për shqiptarët.

“Eshte më shumë se naive, është shkatërruese për të djathten të mendoje se suksesi i saj politik varet nga percarja e te majtes, ndarja PS-LSI, apo mardheniet me subjekte qe kane qellim vetem pushtetin dhe abuzimin me te. Nese per disa individ ne PD kjo do siguronte marrjen e qeverise, per shqiptaret kjo do shkaterronte shpresen dhe shanset per mirqenie dhe te ardhme dhe domta shakterronte te djathten. Ne kërkojmë nje te djathte te bashkuar. E djathta nuk eshte as vetem PD dhe as vetem PR, por partite tradicionale dhe te reja, jane pronaret, te perndjekurit, jene rinia dhe biznesi, cdo intelektaul e qytetar qe beson se liria dhe te drejtat e tij nuk mund te vendosen nga qeveria”, përfundoi zoti Mediu.

Punimet e kësaj konference përfunduan me zgjedhjen e kryetarit të ri të degës së Tiranës, Blendi Sulaj, njëkohesisht edhe kryetari i Forumit Rinor të Partisë Republikane. Duke falenderuar të pranishmit dhe drejtuesit e Partisë Republikane për besimin dhe mbeshtetjen e dhënë, zoti Sulaj u shpreh se “qëllimi kryesor i punës së tij, duke bashkërenduar e gjitha forumet e kësaj partie, njëkohesisht duke i dhënë një rol akoma dhe më të madh rinisë, do të jetë dyfishimi i mandateve në Tiranë”.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb