Partia Socialiste mbledh sot Asamblenë Kombëtare.

Mbledhja pritet të zhvillohet në orën 17:00, ndërsa në rend dite do të jenë katër pika.

Në rend dite pritet të miratohet dhe vendimi për thirrjen e Kongresit më 9 prill në Pallatin e Kongreseve.

Gazetari Ergys Gjençaj tha për ‘BalkanWeb’ se gjithashtu në mbledhje do të prezantohen edhe ndryshimet statutore që më pas do të kalojnë për miratim në Kongresin e së shtunës.

“Pika kulmore do të jetë edhe fjala e kryeministrit Edi Rama që pritet të bëjë edhe një analizë të gjerë si edhe diskutime në këtë Kongres.”, raportoi ndër të tjera gazetari.

Rendi i ditës së mbledhjes do të jetë:

1. Miratimi i vendimit për thirrjen e Kongresit të Partisë, ditën e shtunë, datë 09.04.2022, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

2-Diskutimi dhe miratimi i Agjendës së punimeve të Kongresit.
3-Miratimi i rendit të ditës së punimeve të Kongresit.
4- Prezantimi i Statutit të ri të partisë që do ti paraqitet Kongresit për votim e miratim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb