Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi sot një takim në Bolonja me delegatë të Kongresit që përfaqësojnë anëtarësinë e Partisë Socialiste në Itali në Kongresin Zgjedhor të 29 Shkurtit. Pas zgjedhjeve të delegatëve në strukturat e PS në Greqi, edhe strukturat në Itali kanë përzgjedhur delegatët e tyre në Kongres.

Gjatë fjalës së tij socialisti Balla tha se në Kongres një ndër panelet kryesore të diskutimit do të fokusohet tek problematikat që shqetësojnë shqiptarët në diasporë.

Po ashtu ai theksoi se ky vit do të jetë historik për Shqipërinë dhe rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Në Kongres një ndër panelet kryesore të diskutimit do të fokusohet tek problematikat që shqetësojnë shqiptarët në diasporë, përmirësimi i mëtejshëm i shërbimeve konsullore, njohja reciproke e kontributeve të sigurimeve shoqërore, dhe sigurisht jetëzimi i angazhimit tonë të kahershëm për votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

Viti 2020 është historik për Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ashtu si edhe në Këshillin Europian në Tetor të vitit të kaluar, shumica e vendeve anëtare mbështesin fillimin e menjëhershëm të bisedimeve për anëtarësim me dy vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Komisioni Europian, i cili ka monitoruar nga afër detyrat e shtëpisë për secilin prej vendeve, ka raportuar në Këshill dhe në Parlamentin Europian se dy vendet kanë bërë hapa kurajozë dhe se e meritojnë të kalojnë në fazën finale drejt anëtarësimit.

Edhe pse zgjedhjet në qershor 2021 duken ende larg, gjatë vitit 2020 duhet vijojë organizimi i strukturave tona partisë edhe kashtë Shqipërisë, sepse ju keni një rëndësi të veçantë, për të fituar bindshëm mandatin tonë të tretë qeverisës me Edi Ramën Kryeministër.”, tha Balla.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: